Vajza mendonte se kishte infeksion në veshka: Lind fëmijën 24 orë pasi mëson se ishte shtatzënë

Xing

E Hënë 7 Gusht 2017, 19:07 / Kategoria Kuriozitete

Në serinë e historive të nënave që mësojnë në mënyra të çuditshme që janë shtatzënë, vjen historia e 25-vjeçares britanike Katie O’Brian. Pasi filloi të shkonte gjithnjë e më shpesh në tualet dhe dhembjes në pjesën e  poshtme të barkut, ajo ishte e bindur se kishte një infeksion në veshka. Por pas një analize urine, atë e telefonuan nga spitali për t’i thënë se mund të ishte shtatzënë dhe madje në muajin e nëntë. Në një intervistë për “Daily Mail” ajo rrëfeu se gjatë gjithë atyre muajve nuk e kishte ndjerë as një herë të vetme lëvizjen e bebes në barkun e saj dhe duke pasur perioda të çrregullta, s’kishte dyshuar për asnjë moment. Rrugës për në spital ajo i telefonoi edhe të dashurit për t’i dhënë lajmin e pabesueshëm se do të bëhej baba.

“Kur vajta në spital dhe dëgjova rrahjen e zemrës së bebes për herë të parë, u shokova. Pashë barkun tim dhe nuk kisha një bark prej shtatzëne. Madje muajin e fundit isha dobësuar sepse po bëja dietë.”- është shprehur 25-vjeçarja e cila gjithashtu ishte merakosur për shëndetin e fëmijës duke qenë se muajt e fundit kishte qenë në shumë festa pa e ditur që ishte shtatzënë. Në spital asaj i thanë se nuk ishte ende gati për të lindur, ndaj ajo vajti në shtëpi, por pas pasi të gjithë i kishte zënë gjumi, Katie u zgjua nga dhembje të tmerrshme dhe e lindi foshnjën e saj në shtëpi, me ndihmën e dy mjekëve të urgjencës që mbërritën menjëherë. Katie sot është nënë e një djali të shëndetshëm.

Këshilla për Marketingun
.