13 Shkurt 2017, 13:20

Aurela Hoxha takon Irina Shayk. Mediat sërish në ‘grackën’ e modeles!

XING

Pas fotos që shpërndau Aurela Hoxha me modelen e Victoria’s Secret Adriana Lima, një pjesë e mirë e mediave dhe portaleve nuk u treguan të vëmëndshëm ndaj faktit që ajo ishte e vitit të kaluar dhe realizuar në ‘amfAR’ Kanë, duke shkruajtur se Aurela ishte në New York.

Në foton tjetër nga rubrika ‘Nostalgjia e Aurelës’, modelja shqiptare shfaqet afër Irina Shayk, emrit të njohur të industrisë së modelingut ndërkombëtar. Shayk aktualisht është shtatzënë me aktorin Bradley Cooper.

Edhe këtë rradhë disa media nuk e kanë kuptuar që fotoja është e vitit të kaluar, po në Kanë, Francë si me Adriana Limën. Mjafton të shikojmë edhe fustanin e Aurelës.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, portali ‘Lajmi.net’ shkruan për Aurelën dhe vendos foton e Armina Mevlanit duke i ngatërruar vajzat, dikur të dyja imazh të ‘Dolce & Gabbana’ make-up.

Irina Shayk është vetëm një emër tjetër në listën e personave të famshëm që Aurela ka takuar në evenimentet e huaja që ajo merr pjesë.