12 Shkurt 2017, 22:17

Dasmë në familjen Berisha, ja kur do të martohen Shkëlzeni dhe Armina

XING

Dasmë në familjen Berisha, ja kur do të martohen Shkëlzeni

U bënë disa vite tashmë që djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha dhe partnerja e tij Armina Mevlani bashkëjetojnë, por pavarësisht kësaj ende nuk janë martuar.

Sigurisht, martesa e parë e dështuar e Shkëlzenit mund të ketë pasur një farë ndikimi, por Armina ka treguar një tjetër histori. Në një intervistë për “Prive”, blogerja e njohur ka treguar arsyen se pse ajo nuk po martohet me Shkëlzenin.

Sipas Arminës, kjo temë është diskutuar disa herë, mirëpo për shkak të angazhimeve është shtyrë. Por kur do të martohet më në fund çifti i famshëm? Armina ka thënë se presin një periudhë më të qetë, që të realizojnë dasmën e ëndrrave.

Ndërsa për faktin nëse presin një fëmijë ose jo, Armina ka thënë se i do gjërat sipas radhës, fillimisht fejesa, pastaj martesa dhe më pas një fëmijë, por që nuk do të mërzitej aspak nëse do të prishej ky rend.