12 Shkurt 2017, 22:01

Bes Kallaku e vë në lojë, por ajo që i thotë deputeti Nard Ndoka do t’ju lërë pa fjalë

XING

Ai është një nga politikanët më pozitivë të Parlamentit Shqiptar dhe duhet thënë që sensi i humorit nuk i mungon. Me siguri, të gjithë keni bërë shaka me batutat e tij të pavdekshme, që janë bërë jo vetëm virale në rrjetet sociale, por edhe të famshme në të gjithë botën.

Por, Nard Ndoka ka rënë “viktimë” edhe e humorit të aktorit të njohur të “Portokalli”-së, Bes Kallaku. Megjithatë, pavarësisht “talljeve” të Besit, politikani nuk i ka kursyer urimet e tij për suksesin më të fundit të aktorit në skenën italiane të humorit.

 

“Bes Kallaku personazh në spektaklin më të bukur e profesional të humorit “Zelig”, në Itali! “Skifteret e vertete” në Parlamentin Shqiptar, ndersa Besi në majën e humorit Italian”, shkruan Nard Ndoka në rrjetet sociale.