12 Shkurt 2017, 21:46

Noizy sulmon Top Channel, ja çfarë thotë për ta

XING

Noizy sulmon Top Channel, ja çfarë thotë për ta

Dihet prej kohësh që raportet e Noizyt me drejtuesit e kanalit televiziv Top Channel nuk janë edhe aq të mira. Pas sherrit me Ledion Liçon dhe fyerjeve publikisht me të, Noizy nuk është tërhequr, por vazhdon konfliktin me televizionin e njhur.

Gjatë koncertit të tij, pak minuta më parë, Noizy ka sulmuar “Top Channel”, kur në një nga këngët e tij vargjet e para i kushtoheshin këtij televizioni.

 

“Top Channel nuk i lu mo kongët e mia”, ka thënë Noizy, por nuk shprehej aspak i mërzitur për këtë fakt.

E në fakt, suksesi i tij vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm, me apo pa këtë televizion.