25 Korrik 2017, 20:15

Këngëtarët shqiptarë në krizë: Ja detaji që nuk e keni vënë re deri më tani!

XING

Këngëtarët shqiptarë në krizë: Ja detaji që

Vera sigurisht është stina kur këngëtarët kanë më shumë aktivitet duke sjellë projektet e tyre të reja. Mirëpo, ndërkohë që përgjithësisht në sezonin veror jemi mësuar të dëgjojmë këngë ritmike, të gëzueshme e pozitive, duket se këngëtarët shqiptarë i ka përfshirë kriza. Por kur themi krizë, nuke  kemi fjalën për atë financiare, por për atë sentimentale. Ky sezon duket se do të jetë disi i vakët pasi siç po shihet gjithnjë e më shumë në tituj e në tekstet e këngëve, ndjenjat i kemi çuar me pushime!

E para që e taksi si padashje të gjithën këtë duket se ka qenë Greta Koçi në bashkëpunimin e saj me “kunatin potencial” Genc Prelvukajn që ndonëse në tekst flasin për një dashuri të madhe, i kanë bërë të gjithë pesimistë me titullin “Nuk ka dashni”.

Më pas kriza sentimentale vijoi me Beatrix Ramosajn dhe këngën e saj me titull “Pa ndjenjë” që praktikisht i bën zbor të birit të botës edhe pse nuk e do. Po mirë e bën!

Enca nga ana tjetër e ka gjetur zgjidhjen për mungesën e ndjenjave dhe i ka futur një mendje të lehtë pasi këndon “Dridhe njo e po pimë bari/ Kcejna pak edhe bojna party/ Kena tonat po nuk kena dashni.”

Pastaj vjen Nora Istrefi me Robert Berishën i cili çorienton dynjanë duke kënduar “Kohëve t’fundit kam dyshu se dashnia osht harxhu”.

Dhe si për t’i vënë kapakun, vjen Mimoza Shkodra e fillon vajtimin me një “O je pa ndjenja o zemër”.

Dikush t’i kthejë dashurinë artistëve shqiptarë përpara se të fillojnë të bëjnë vetëm këngë “pa ndjenja”./Xing.al