10 Shkurt 2017, 23:59

Mori 2 milionë euro borxh për bixhoz dhe u zhduk, ja ku fshihet ish-futbollisti i Tiranës

XING

Mori 2 milionë euro borxh për bixhoz dhe u zhduk, ja ku fshihet

Në nëntor të vitit 2015, Indrit Fortuzi la Shqipërinë për të humbur gjurmët. 2 milionë euro borxhe, probleme me bixhozin dhe një largim fantazëm. Bashkë me të u largua edhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Tiranës. Prej atij momenti askush nuk ka dëgjuar më për të edhe pse borxhlinjtë janë interesuar për të mësuar për vendndodhjen e tij. Fortuzi mësohet se para largimit kishte luajtur shuma të mëdha parash në disa pika kryesore llotosh në kryeqytet. I zhytur në borxhe, ish-sulmuesi që kishte zgjedhur të merrej me politikë vendosi të largohej pa shlyer askënd. Afro një vit e gjysme më pas, të afërm të tij tregojnë se ai së bashku me bashkëshorten kanë nisur një jetë të re në Amerikën Latine pa dashur të zbulojnë saktësisht vendin ku ndodhen. Pas largimit të Fortuzit nga Shqipëria nisi një hetim për ngjarjen, i cili mbetet ende i hapur edhe pse asgjë veç listës së borxheve nuk është zbuluar për ish-sulmuesin e Tiranës.