10 Shkurt 2017, 23:40

Çfarë ndodh në Top Channel? “Portokalli” ndalon rreptësisht aktorët të...

XING

Çfarë ndodh në Top Channel? “Portokalli” ndalon

Thuhet prej kohësh që spektakli i humorit “Portokalli” është paksa i rreptë me aktorët dhe shfaqjet e tyre në televizionet e tjera. Fakt është që rrallë ndodh t’i shohim aktorët e këtij spektakli të shfaqen jashtë Top Channel. Por cila është e vërteta? Gaz Paja e ka zbuluar në “Zonë e Lirë”, teksa i është përgjigjur Arian Çanit se si e kanë lejuar atë që të vinte në Klan. “Unë nuk kam pasur ndonjëherë probleme për këto gjëra. Nuk më kanë thënë gjë dhe nuk besoj se Top Channel pengon njeri. Por unë nuk flas për të tjerët...”, ka thënë Paja, i cili është një nga aktorët e shfaqjes teatrale “Çfarë pa shërbëtorja?”.