Bota nuk do të jetë më e njëjta pasi të shihni Lumturi Kodrën duke kërcyer tek tubi

Xing

E Enjte 13 Korrik 2017, 12:12 / Kategoria Lajme gati serioze

Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar pas disa shfaqjeve në televizionet shqiptare për të denoncuar poetin Amedeo Baçi, që siç pretendon Lumturie Kodra, e joshi dhe e bëri të dashurohej me të për t’i zhvatur më pas shuma të mëdha parash. Por teksa Amedeo Baçu i shastisi të gjithë duke filluar me taktikat e tij të joshjes e duke mbaruar me zhvatjet miliona dollarëshe, duket se personazhi i vërtetë mes të dyve është pikërisht Lumturia.

Për këtë mjafton t’i hedhësh një sy profilit të saj në Facebook me qindra ndjekës, vendi virtual ku ajo çdo ditë pasqyron krijimtarinë e saj artistike.

Por veçanërisht një video e 57-vjeçares është bërë sensacion së fundmi në rrjetet sociale. Në videon e zbuluar filiimisht nga faqja në Instagram “Seen.al1” shihet Lumturia duke kërcyer në tub në ambjetet e një lokali nate.

“Kush është dhe kush nuk është... E gjeni miq të dashur? LAP DENS... JESSSS!”- shkruan Lumturia në përshkrimin e videos duke iu referuar sigurisht kërcimit në tub, jo atij të prehërit (lap dance). Ndiqni videon:

Këshilla për Marketingun
.