19 Gusht 2016, 13:53

Deputetët i thonë Po teknologjisë dhe Jo librave

XING

Deputetët i thonë Po teknologjisë dhe Jo librave

Mësohet me gëzim të madh se vetëm 7 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë  janë anëtarë aktivë të Bibliotekës Kombëtare e parlamentare, dhe më bukur akoma, vetëm 3 prej tyre tërheqin libra.  3 nga 140, kush t'i fal?

Të jeni të sigurt se këta të tre lexojnë më pak se ata të tjerët, sepse ata lexojnë me tableta, është më praktike, pra si rrjedhojë, këta tre copë që lexojnë libra fizikë, lexojnë më pak se ata 137 të tjerët që nuk e njohin ekzistencën e librit prej letre.

Këto mund të duken si statistika shqetësuese për politologun Afrim Krasniqi, i cili thotë se ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë, por për dikë që e sheh realitetin me këndvështrimin Gota Gjysëm Plot, këto të dhëna janë shpresëdhënëse për brezat në vijim.