10 Shkurt 2017, 22:10

Dhuratën më absurde për “Shën Valentin” e ka marrë Dafina Zeqiri

XING

Kur është fjala për “Shën Valentinin” të gjitha vajzat ëndërrojnë të marrin si dhuratë një buqetë të stërmadhe me trëndafila të kuq, një unazë diamanti, një udhëtim në Paris, apo më mirë akoma, një propozim martese.

Megjithatë, dhurata që ka marrë Dafina Zeqiri i superon të gjitha këto më sipër, por jo në sensin romantik. I dashuri i këngëtares duket se ende nuk e ka të qartë se si mund të kënaqet një femër, ndaj në vend që t’i bënte dhuratën më të paharrueshme, i ka blerë një palë atlete.  

Edhe pse me gjasa këto atlete mund të jenë të kushtueshme, të gjithë fansat e këngëtares janë dakord që do ishte mirë të bliheshin për një tjetër rast.