10 Shkurt 2017, 13:41

Çfarë po ‘kurdis’ Era Istrefi?

XING

Pas më tepër se një viti që nga koha kur lançoi superhitin ‘Bon Bon’, i cili e katapultoi në tregun ndërkohmbëtar Era Istrefi vazhdon të qëndrojë në heshtje në aspektin e këngëve duke mos prezantuar asnjë material të ri, përveç daljeve publike dhe performancave.

Disa kohë u përfol se mes stafit menaxherial të Era Istrefit dhe shtëpisë diskografike me të cilën ajo firmosi, kishte mosmarrëveshje dhe ata nuk po binin dakort për këngën që duhej të lançonin. Fansat prej më shumë se një viti e pyesin këngëtaren për të reja e mesa duket pritja  e tyre do të marrë fund shumë shpejt!

Në një postim në rrjete sociale, këngëtarja duket në një sheshxhirim që me shumë gjasa do të jenë nga klipi i saj i ri.

“Duke punuar për disa gjëra të reja”, shkruan Istrefi nën diçiturë.