10 Shkurt 2017, 12:02

Shtohet fluksi në spital, vajzat sëmuren vetëm për të takuar këtë infermier

XING

Mund të duket e çuditshme, por tashmë vajzat sëmuren me dëshirën e tyre, vetëm e vetëm që të jenë pranë këtij infermieri. Që kur djaloshi Fran Suarez ka nisur punë në spital, fluksi i të sëmururave femra është shtuar, ndërsa disa prej tyre i stimulojnë simptomat vetë.

Djali, i konsideruar si infermieri më seksi në botë dallohet për fizikun e tij muskulor dhe janë të shumta femrat, të cilave u ngrihet tensioni kur ai kujdeset për to.

Spanjolli është një yll në rrjetet sociale dhe ndiqet nga rreth 50 mijë ndjekës në Instagram. Ai përveçse ka pasion palestrën, një kohë të mirë i kushton dhe punës si infermier në Madrid.

Kjo i ka dhënë mundësi që të punojë me kohë të pjesshme si model. Në profilin tij janë të shumta fotografitë provokuese nga palestra, por edhe nga spitali.