9 Shkurt 2017, 23:43

Roza Lati rri 24 orë në Xing.al!

XING

Pas lajmit që publikuam se Roza Lati planifikon të ftojë Stinen për Shën Valentin, duke ftuar edhe fansat tanë t’i japin mendim moderatores (Lexo këtu), kanë mjaftuar vetëm pak minuta që ajo të na kthente përgjigje nëpërmjet një postimi tjetër.

Roza na specifikon se nuk e ka vendosur ende përfundimisht nëse do të ftojë Stinen, kështu që nëse doni që kjo gjë të ndodhi komentoni në foton e saj.

Por kjo nuk është hera e parë që Roza na kthen përgjigje, kujtojmë edhe rastin tjetër të çështjes së shumëdiskutuar të 'fejesës' së moderatores, e cila pasi e pyetëm nëpërmjet një shkrimi nëse realisht ishte fejuar, ajo nxitoi të na kthente përgjigje në Facebook (Lexo këtu).

Mesa duket Roza na ndjek vazhdimisht po aq sa edhe ne atë!