9 Shkurt 2017, 20:53

Kamera e fshehtë për Sinan Hoxhën, ja çfarë bën këngëtari

XING

Sinan Hoxha ka qenë “viktimë” e një kamere të fshehtë, të realizuar as më shumë e as më pak, por nga bashkëshortja e tij. Me një buzëqeshje rrëzëllitëse, Andrra ka xhiruar pa mendje bashkëshortin e saj këngëtar. Sinani, i ulur në një bar pranë të shoqes dhe miqve, tregon punën e tij të lodhshme nga udhëtimet.

“Nga Tirana në Vjenë, nga Vjena në Hamburg, nga Hamburgu në Shtutgart e nga Shtutgarti në Duseldorf, kjo s’është normale. Ça po bën o shpirt, ça po bën? Ne po flasim për udhëtimet tani”, thotë Sinani kur e kupton që Andrra po e filmonte. Përtej bisedës, ajo që reflektohet është lumturia e të dyve pranë njëri-tjetrit.

Siç ju njoftuam edhe më herët, Sinani dhe Andrra këto ditë po bëhen gati për një tjetër udhëtim që me siguri nuk do të jetë nga ata që të lodhin. Çifti do të niset drejt Santorinit për të festuar ditën e të dashuruarve, “Shën Valentinin”.