9 Shkurt 2017, 16:19

Përsëritet skema, autoblindat me 2 milionë Euro grabiten në Rinas

XING

Përsëritet skema, autoblindat me 2 milionë Euro grabiten në

Dy autoblinda të një banke me një shumë parash që mendohet të ketë qënë rreth 2 milion Eurosh është grabitur ditën e sotme në Qafë Kashar gjatë rrugës së tyre për në aeroportin e Rinasit.

Paratë do të dërgoheshin në Vjenë dhe ngjarja e ndodhur rreth orës 13:50 është filmuar nga persona afër ngjarjes. Videoja disa minutëshe tregon gjithë dinamikën e ngjarjes nën të cilën ka patur edhe të shtëna, por asnjë të plagosur.

Grabitësit kanë shpuar gomat e makinës duke i qëlluar ato e më pas kanë transferuar paratë nga autoblindat në makinat e tyre, të cilat kanë nxituar t’i djegin pak minuta më vonë në zonën e quajtur ‘Ura e Tapizës’.

E njëjta skemë vjedhjeje ka ndodhur edhe në vitin 2015.