23 Qershor 2017, 15:16

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

XING

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

Facebook po ndërmerr hapa për të mbrojtur fotografitë e profilit pas numrit të madh të raportimeve se shumë prej tyre vidhen dhe përdoren për hapjen e llogarive të reja fallco me përdorime të ndryshme.Kompania ka njoftuar ndryshime - duke filluar në Indi - që do të kufizojnë mënyrat e shkarkimit të fotove të profilit.

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

Ideja është t'i japë përdoruesve më shumë kontroll mbi imazhin e tyre dhe ta ndalojnë atë të merret ose keqpërdoret pa pëlqimin e tyre. India u zgjodh si shtroja e testeve sepse vjedhja e fotove është më e përhapur atje - por Facebook mund të vendosë ta shtrijë këtë opsion të ri në mbarë botën në qoftë se ato rezultojne të suksesshme. "Në hulumtimin tonë me njerëzit dhe organizatat e sigurisë në Indi, kemi dëgjuar se shumë gra zgjedhin të mos vendosin fotografi të profilit që përfshijnë fytyrat e tyre në internet, sepse janë të shqetësuara për atë që mund të ndodhë me fotot e tyre", shpjegoi Aarati Soman , menaxher produkti në Facebook.

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

Masat e reja përfshijnë ndalimin e shkarkimeve ose ndarjen e fotografive të profilit në Facebook Messenger, duke ndaluar aftësinë për të marrë një screenshot në një telefon Android dhe duke vënë një kufi blu rreth figurës si një pengesë vizuale. Sipas Facebook, duke shtuar një mbivendosje në një figurë, njerëzitkanë të paktën 75% më pak të ngjarë të kopjojnë atë pamje". Facebook u ka dhënë përdoruesve në Indi një udhëzues hap pas hapi për t'i shtuar këto ‘roje’ në fotot e profilit të tyre.

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

"Bazuar në atë që mësojmë nga përvoja jonë në Indi, ne shpresojmë që të zgjerohemi në vende të tjera së shpejti" tha Soman./mirror.co.uk

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja

Facebook nuk lejon më të vidhni fotot, ja ndryshimet e reja