9 Shkurt 2017, 14:08

Deklarata shokuese e gazetares së njohur shqiptare: Studentet shqiptare prostituojnë

XING

Prostitucioni është një temat më të zjarrta të ditëve të sotme. Shumë nga vajzat shqiptare akuzohen se e ushtrojnë në mënyrë të moderuar, ose jo, e ndonjëherë kemi parë edhe personazhe të famshëm të showbiz të akuzohen për këtë çështje.

Gazetarja e njohur Anduena Llabani ka folur në “Opinion” në lidhje me çështjen, ndërsa ka përmendur faktin se dikur vinin vajza nga jashtë e prostituonin në Shqipëri, ndërsa tani këto vajza që ushtrojnë aktivitetin janë vendase, është shprehur se studentet, shkojnë me dikë thjesht sepse duan të vishen firmato.

“Unë s’kam para për të paguar shtëpinë, s’kam para për të jetuar. Dhe arrijnë deri në këtë pikë. Por problemi nuk është ky, problemi është se ne e kemi në fakultete këtë gjë. Këto vajza e bëjnë  se thjesht duan të vishen me firmato. Prostitucioni më i madh është kur një femër merr për burrë një mashkull sepse ai thjesht ka para”, ka thënë Llabani.