9 Shkurt 2017, 10:40

Çfarë hanë modelet?

XING

Çfarë hanë modelet?

Të hash mirë sjell rezultate më të mira se të hash pak, dhe këtë e tregojnë femrat më të bukura të planetit që për çudi nuk janë gjithmonë në dietë, por zgjedhin një ushqyerje të shëndetshme dhe përjashtime drastike kur kanë evente të rëndësishme. Dietat e ëngjëjve të Victoria’s Secret kanë në fakt një të përbashkët: janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe respektojnë rregullat. I vetmi moment kur ndjekin një dietë drastike është kur janë në pasarelë, pasi duhet të jetë më të dobëta se zakonisht.

Dieta e Kendall Jenner

“Të hash në mënyrë të shëndetshme është gjëja më e rëndësishme. Nuk stërvitem mirë nëse nuk ha në mënyrën e duhur. Dita ime fillon me një vezë, avokado dhe bollgur”, ka thënë bukuroshja.

Dieta e Adriana Lima

Ajo ka rrëfyer për Daily Mail se ushqehet vetëm me lëngje të shtrydhura proteinike për të paktën 9 ditë, pa shtuar asnjë ushqim të fortë dhe në 12 orët para sfilatës eleminon të gjitha lëngjet. Në fakt kjo është shumë pak e këshillueshme.

Dieta e Bella Hadid

Motra e vogël e Gigi rrëfen se nuk ka hequr dorë nga asgjë, dhe ha sanduiçe e patate të skuqura pothuajse çdo ditë. Meritë e nënës natyre por edhe e shumë, po shumë aktiviteti fizik.

Dieta e Kate Upton

Ka qënë trajneri i saj personal që ka bërë të ditur regjimin ushqimor të modeles. “Ha proteina të dobëta në çdo fakt, duke kufizuar në maksimum sheqernat dhe ushqimet e rënda. Por megjithatë të plotësosh ndonjëherë ndonjë kapriço nuk të bën keq. E lëshon veten ndonjëherë për të ngrënë shëndetshëm pjesën tjetër të kohës”, ka thënë Ben Bruno.

Dieta e Gigi Hadid

Për të mbajtur trupin në formë Gigi ka një stil jete të rregullt, një dietë e ekuilibruar dhe shumë aktivitet fizik. Në përgjithësi preferon ta bëjë vetë ushqimin mes sallatave dhe lëngjeve të frutave. Por dhe ajo nuk heq dorë nga dita e vështirë, kur mund të hajë gjithçka, përfshi edhe hamburger apo akullore.

Dieta e Behati Prinsloo

Bashkëshortja e Adam Levine është një pishtar i thjeshtësisë, siç ka thënë dhe vetë. “Jam për vaktet e shpejta dhe të thjeshta, por kjo nuk do të thotë që ha në fast food, përkundrazi. Jetoj në Nju Jork, një qytet që të ofron mundësi nga më të ndryshmet dhe për të ngrënë shëndetshëm”, ka thënë ajo. Në ushqimet e saj nuk mungojnë as lëngjet e frutave dhe perimeve, sallatat dhe pula.