19.06.2017 14:13

Ka një arsye shëndetësore pse duhet të hani çokollata çdo ditë

‘Legjendat urbane’ na privojnë shpesh nga kënaqësitë dhe kur bëhet fjalë për çokollatën, mitet kundër saj janë të shumta.

Të shëndosh, të shton aknet, rrit sheqerin në gjak, të dëmton zemrën, e shumë të tjera janë arsyet që na thuhen çdo ditë për të hequr dorë nga mbreti i ushqimit. Megjithatë, ne po ju themi se ka edhe një arsye më të fortë pse duhet ta hani çdo ditë.

Veçse ju heq stresin, sipas një studimi, i cili është publikuar në gazetën “Appetite”, konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.

Hulumtuesit kanë krahasuar të dhënat e një studimi të mëparshëm, i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu konsumimin e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Personat që u bënë pjesë e këtij studimi iu nënshtruan një sërë testesh, që lidheshin e mënyrën e funksionimit të trurit, që sipas rezultateve performanca ishte më e mirë.

Sipas studiuesve, konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur me moshën.

Më herët edhe Liz Moskoë, eksperte e përgjithshme e trendeve të ushqimit, ka thënë për “Food Business Neës” se bota shumë shpejt do të konsumojë çokollatë çdo mëngjes, pasi sipas saj, ky produkt përmirëson përqendrimin dhe kujtesën.