19.06.2017 14:07

Aksident në Tiranë, vdes i mituri

Read in English

Një i mitur ka humbur jetën mesditën e sotme në kryeqytet për shkak të një aksidenti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orën 12:35 në rrugën dytësore Marikaj. Uniformat blu bëjnë me dije se automjeti tip Ford me drejtues shtetasin N.A, ka aksidentuar shtetasin e mitur O.K.

Më pas automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës. Fëmija është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë për shkak teë goditjes që ka marrë.

Ndërkohë grupi hetimor ndohdet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu është bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit për veprime të mëtejshme.

A minor has lost his life today in the capital today due to an accident. It is learned that the event happened around 12:35 in the secondary road Marikaj. Blue uniforms suggest that Ford vehicle with driver NA, has injured a minor citizen OK

Then the vehicle came out of the way falling into the canal. The child was immediately taken to the hospital, but could not survive because of the shock he had received.

Meanwhile, the investigative group is looking at the scene for full explanation of the circumstances of the accident. The driver of the vehicle has also been associated with further actions.