19.06.2017 14:03

3-vjeçarja humb jetën tragjikisht tek dentisti, po hiqte dy dhëmbë

Read in English

Një vogëlushe 3-vjeçare është ndarë nga jeta tek dentisti. Vajza e vogël ishte shoqëruar nga nëna e saj për të hequr dy dhëmbë kur u nda tragjikisht nga jeta.

Daleyza Avila-Hernandez ndërroi jetë ditën e hënë në Kaliforni, në Qendrën e Kirurgjisë së Dhëmbëve të Fëmijëve. Edhe pse dukej shumë e shëndetshme, e gjallë dhe e mbushur me jetë, vogëlushja nuk arriti të përballonte dhimbjen dhe i pushoi zemra.

Mamaja e saj, Araceli Avila ka denoncuar publikisht spitalin, teksa ka thënë se nuk dëshiron që nëna të tjera të përballen me këtë tmerr që po kalon ajo.

“E vetmja gjë që bëra është që çova vajzën për të rregulluar dhëmbët tek dentisti dhe ata 30 minuta më vonë ma sollën të vdekur”, ka thënë Araceli për KTVU.

“Isha në sallën e pritjes kur pashë ambulancën që vinte. U ngrita për të parë se çfarë kishte ndodhur, por nuk ma mori kurrë mendja se ishte vajza ime e vdekur”, është shprehur ajo më tej.

Ndihmës infermierja i tha se zemra e 3-vjeçares kishte ndaluar gjatë procedurës së heqjes së dhëmbëve, ndërsa dyshimet e saj ishin se vajza kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

 

Foto ilustruese

Megjithatë, mamaja e 3-vjeçares pretendon se ajo ishte shumë e shëndetshme dhe nuk kishte pasur më herët asnjë problem.

Foto ilustruese