19.06.2017 13:51

Dhurata Dora dhe Lumi B sollën versionin e ri të “Simpatia”, por ja si reagon Edona Llalloshi

Read in English

 

“Simpatia” ka qenë një ndër hitet shqiptare të viteve 90. Kënga, e cila është prezantuar për herë të parë në një festival shqiptar është një nga më të suksesshmet e Edona Llalloshit.

Por sot, që kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga publikimi i saj i parë, Dhurata Dora dhe Lumi B e kanë sjellë në një version të ri, natyrisht edhe në stilin e tyre.

Por si ka reaguar këngëtarja e origjinalit pas publikimit të “Simpatisë” së re? Llalloshi  i ka dedikuar kolegëve një status në Instagram, ndërsa ka shprehur edhe emocionet e rikthimit pas në kohë.

“Lumin dhe Dhuratën i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm “Simpatia”. Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet. Ju dëshiroj nga zemra sukses!” – ka thënë ajo.

Me gjasa, ky ripunim i ri i këngës së vitit 1997 do të shndërrohet në një nga këngët më të dëgjuara të verës.

 

 

"Sympathy" has been one of the Albanian hits of the 90's. The song, which was premiered for the first time in an Albanian festival, is one of the most successful of Edona Laloshi.

But today, more than 20 years since its first release, Dhurata Dora and River B have brought it to a new version, of course in their own style.

But how did the singer of the original react after the release of the new "Sympathetic"? Llalloshi has dedicated his colleagues a status on Instagram, and has expressed the emotions of returning after time.

"I thank the River and the Gift for this new songwriting and immortal hit" Simpatia ". She has turned me back 20 years and is thrilling when she's still listening. I wish you heartfelt success, "she said.

Likely, this new songwriting of 1997 will turn into one of the most heard songs of the summer.