E Hënë 19 Qershor 2017, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit
Është vetëm 18-vjeç dhe sapo ka përfunduar shkollën e mesme, megjithatë që tani pretendon një vend në karriget e Parlamentit të Shqipërisë.
Nuk po flasim për ndonjë ëndërr në sirtar, por për një iniciativë konkrete, madje me shanse të mëdha për t’u realizuar.
Një adoleshente nga Këlcyra është e para në listën e kandidatëve të Partisë Republikane në Dibër.
E lindur në vitin 1999, Arjola Elezi ka përfunduar gjimnazin dhe eksperienca e saj e vetme e punës është në një “Call Center”.
Sigurisht, katapultim i madh, por nëse 18-vjeçarja do të arrijë të vendosë për të ardhmen e Shqipërisë në institucionin ligjvënës mbetet të shihet pas 25 Qershorit.