19.06.2017 12:04

Kush është futbollisti shqiptar që ka kaluar natën me Nicole Scherzinger

Vajzat e dinë që ndarjet nuk janë shumë të thjeshta, sidomos kur bëhet fjalë për raporte të gjata e të konsoliduara. Secila ka mënyrën e saj për të përjetuar një “divorc”, por këngëtarja e famshme britanike Nicole Scherzinger, në raste të tilla i dorëzohet alkoolit.

“Gozhda del me gozhdë” është një shprehje e urtë popullore, të cilën artistja e ka ndjekur germë për germë pasi përfundoi lidhja e saj me pilotin e Formula 1, Leëis Hamilton.

Për tu hakmarrë pas ndarjes, Scherzinger është hedhur në krahët e një futbollisti shqiptar, që siç raportuan mediat atëherë edhe kanë kaluar natën bashkë.

Bëhet fjalë për Pajtim Kasamin, me të cilin këngëtarja u takua në ishullin grek, Mykonos. Pas një feste të çmendur me mikeshat e saj për ditëlindje, Nicole është parë e përqafuar dhe duke u puthur me shqiptarin, i cili në pak orë u shndërrua në një nga emrat më të lakuar të medieve të të gjithë botës.

Thuhet se marrëdhënia e tyre ishte vetëm aventura e një nate, ndonëse pakkush raportoi se ata kishin mbajtur kontakte edhe më pas.