17.06.2017 10:43

Donald Trump në versionin shqiptar, për ta takuar duhet të paguash 20 mijë $

Donald Trump është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si gjatë fushatës, por edhe tani që është në krye të detyrës ai ka bërë zhurmë me deklaratat e tij. Kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Por jo vetëm kaq! Ne shqiptarët kemi “qejf” që ta sjellim edhe në versionin shqiptar. Aktori Erion Isai ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku është bashkë me aktorin e Portokallisë, Florianin.

 

Ky i fundit në fakt është shdërruar totalisht. Duket sikur metamorfoza e Kafkës tek Floriani ka funksionuar e ka kthyer atë në Presidenti të SHBA-së. “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Pagova 20 mijë dollarë dhe pata nderin ta takoj 10 sekonda!”, shkruan Isai në Facebook.