Gafa ‘live’ e gazetares, ngatërron poeten e cila nuk e morri aq mirë këtë lapsus: 'Duket që nuk ke...'

Xing

E Premte 16 Qershor 2017, 21:09 / Kategoria Lajme gati serioze

Ndodh jo rrallë që në emisionet që janë ‘live’ të ketë edhe ngatërresa apo lapsuse. Një i tillë ka ndodhur edhe në emisionin e mëngjesit në ‘TVSH’ ku gazetarja e cila bashkëmoderon emisionin me Arbër Çepanin, ka ngatërruar emrin e njërës prej të ftuarave. E ftuara e parë ishte poetja Adriatike Lami, por gazetarja e ka prezantuar si poetja Rudina Çupi, e cila ishte e ftuara e radhës.

Por, ky lapsus duket se nuk i ka pëlqyer aspak poetes Lami e cila ka replikuar: “Quhem Adriatike Lami dhe e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit”. “Megjithatë ju mbeteni poete”, i është kthyer gazetarja disi në siklet.

“Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi”, i është përgjigjur sërish poetja. Mirëpo gazetarja e ka rikthyer gafën e saj në vëmendje kur në panel u bashkua Rudina Çupi, e ftuara tjetër.

“Unë ju ngatërrova emrin qëparë me zonjën Adriatike por shpresoj të mos ju vijë aq keq sa i erdhi zonjës”, i tha gazetarja poetes Çupi./panorama

Këshilla për Marketingun
.