8 Shkurt 2017, 14:58

Cila femër i tha Elgit Dodës: ‘Nuk bën fare!’?

XING

I ftuar në emisionin ‘Tek Unë’ Elgit Doda ju përgjigj disa pyetjeve për jetën personale dhe atë profesionale dhe ajo çfarë tërhoqi më tepër vëmendjen ishte diçka që ka ndodhur në fillimet e karrierës së tij.

“E kam filluar karrierën në një televizion muzikor ku pata mundësi të bashkëpunoj me disa artistë. Artistja e parë që kam patur në studio ka qënë Rezarta Shkurta dhe kur i tregova për herë të parë një materialin tim ajo më tha “Nuk bën fare!”, rrëfeu Doda duke treguar se u ndje sikur ra nga ndonjë humnerë.

“Mos u mërzit se ti i talentuar je, por thjesht të duhet pak më shumë kohë”, shtoi  më vonë Rezarta Shkurta por për kompozitorin nuk ishte më një ngushëllim.

Aktualisht ata janë shokë të ngushtë duke na kujtuar shprehjen se miqtë e vërtetë janë kritikuesit më të mirë (konstruktiv).