7 Shkurt 2017, 17:52

Shokët spiunojnë 17-vjeçarin, i vjedhin lekët e shkollës!

XING

Shokët spiunojnë 17-vjeçarin, i vjedhin lekët e

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë një 17-vjeçar, shok të tyre. Ngjarja ndodhi në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit "Asllan Rusi", ku pre e tyre ra 17-vjeçari me inicialet R.Z me banim në Tiranë.

Pas hetimeve të kryera nga policia, u vu në pranga njëri nga autorët, ndërsa dy bashkëpunëtorët u arrestuan gjatë ditës së sotme, transmeton Express. Ata kanë goditur me grushte bashkëmoshatarin e tyre, si dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë portofolin ku kishte 1250 euro dhe 2000 lekë, para të dërguara nga babai për të paguar taksën e shkollës.

Të arrestuarit janë Ertis G, Kastriot C, - Sergjio Z, të tre 17-vjeçarë dhe me banim në Tiranë.