7 Shkurt 2017, 13:02

Të ushtrohesh për jetë a vdekje, ja palestra që ju detyron të punoni për të dalë gjallë

XING

Të luftosh për jetë a vdekje mund të jetë një arsye shumë motivuese në palestër. Ndaj, një grup “ekspertësh” në Francë kanë krijuar palestrën që ju detyron të mbijetoni sa herë shkoni për tu ushtruar.

Po flasim për një palestër anije, e cila veçse ju ofron një pamje të mrekullueshme të kullës Eifel, mund të lundrojë vetëm falë energjisë së njerëzve që qëndrojnë mbi të. Anija e vendosur në lumin Senë është vepër e arkitektit Carlo Ratti Associati.

Ai e ka projektuar që anija të lundrojë vetëm nëpërmjet personave që bëjnë biçikletë sipër saj. Nëse hiqni dorë, gjasat janë që anija të fundoset, ndaj dembelët bëjnë mirë të qëndrojnë jashtë saj.