18 Gusht 2016, 13:50

Papa Françesku vizitë ish-prostitutave. Katër prej tyre shqiptare

XING

Papa Françesku ka vizituar 20 –ish prostituta të shpëtuara nga trafikimi i qenieve njerëzore, në Romë.

Papa është ulur me grupin e vajzave, përfshirë katër femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania. Sipas deklaratës së Vatikanit, tri femrat tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina.

Të gjitha femrat, rreth të 30-ve, po strehohen nga asociacioni katolik, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.

Papa, 79 vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike.

Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.

Në vijim të takimit, Papa e ka quajtur krim kundër njerëzimit trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionin.

“Ju kërkoj falje në emër të të gjithë katolikëve dhe njerëzve të besimit që ju kanë shfrytëzuar, abuzuar dhe përdhunuar,” tha Papa pasi dëgjoi historitë e tyre.

Papa i nxiti ato që të ndjejnë gëzim dhe shpresë për të ardhmen që i pret.