29 Prill 2017, 22:31

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja arsyeja

XING

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja

Mes historive të këndshme të jetës së tij, Cekja ka edhe një që i ka shkaktuar jo pak probleme. Në “Xing me Ermalin”, aktori ka treguar një episod, për shkak të të cilit rrezikonte të rrihej nga lushnjarët.

“Në vitin 1992 kam bërë “Alo Ushnja”, skerc me të cilin u bëra edhe i famshëm. Ndërsa më vonë, kam pasur probleme me Lushnjen, ishte problem shumë i madh, që deshën të më hiqnin nga puna e të më dënonin.

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja

Kam imituar në Pallatin e Sportit, bashkë me Koço Devolen se si shajnë tifozët. Kemi bërë një korçar, shkodran, fierak e vlonjate dhe një nga këta ishte lushnjari. E kam përsëritur gjashtë herë sepse e kërkonte publiku. Sekretar i Komitetit Qëndror ka qenë Leka Çuko dhe unë e kam vuajtur shumë atë moment”, ka treguar aktori .

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja

“Ishte një moment se si shan tifozi lushnjar në stadium dhe thotë, “na re, o albirët re, o qen, e re kokthumb, e re pulë shqerake, e re mavri. Pse re bën lojë më të mirë Tirana, rëndësi ka kush fut laramanin (topin) në rrjetë”.

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja

Në një moment i thotë dikush, mos shaj se ka policë dhe lushnjari përgjigjet, “e re e kthej unë re” dhe fillon “O Lushnja jonë qytet plastmasi”. Të nesërmen nami, kishin parë materialin dhe më ruanin mua në Lushnje që të më rrihnin”, përfundoi ai.  

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja

Rrëfimi i Cekes: Lushnjarët u betuan të më rrahin, ja