1 Shkurt 2017, 12:53

Byreku bëhet i jashtëligjshëm! Policia shqiptare nuk do t'ju lejojë ta blini

XING

Byreku bëhet i jashtëligjshëm! Policia shqiptare nuk do t'ju

Pas kanabis-it, policia shqiptare e “ka kapur” tani edhe me spinaqin! Po, po! Nuk është shaka, nga sot e tutje do ta keni të vështirë ta gjeni, pasi policia ka vendosur që të shpallë të “jashtëligjshëm” edhe byrekun.

Pranë shkollës “Kongresi i Lushnjes”, policia e Tiranës ka nisur një aksion të vërtetë për të sekuestruar çdo byrek të mundshëm, përfshirë edhe ata të kafshuarit. Kjo foto tregon qartë radhën e nxënësve që “kundërshtojnë” autoritetet dhe luftojnë në radhë për të shpëtuar ndonjë copë byreku të mbetur.

Fakti që tashmë byrekët nuk do të shiten më në dyert e shkollave, me siguri i ka bërë shqiptarët dhe policinë armiq të përbetuar. Gjithsesi çdo e keqe e ka një të mirë: Dhalla shpëtoi...