15 Tetor 2016, 22:39

Sekretet e Nard Ndokës!

XING

Sekretet e Nard Ndokës!

Nard Ndoka, kreu i PDK-së, ka rrëfyer disa momente mjaft interesante nga jeta e tij ne emisionin e sotem te Ermal Mamaqit ne Klan TV.

Fillimisht ai tregoi se gjyshin ia kishin dënuar me pushkatim pas vdekjes. Kjo ka habitur Ermal Mamaqin, i cili e ka pyetur përsëri kreun e PDK-së për t’u siguruar. Nard Ndoka ka shpjeguar me detaje historinë, duke sqaruar se dënimi me pushkatim pas vdekjes, kishte ndodhur në kohën e komunizmit.

Ai ka treguar gjithashtu edhe se ka qënë një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Shkodër dhe ka qënë i angazhuar që në ditët e para në krijimin e strukturave organizative të partisë.

Emisioni vijon akoma në TV Klan. Sintonizohuni dhe ndiqeni Live.