13 Tetor 2016, 14:20

Ngjarja e rëndë që i mori jetën tre shoqeve të ngushta!

XING

Ishin nisur për në Greqi, por humbën jetën në autostradën Tiranë-Durrës.

Izabela Balla, Elona Xhuti dhe Greta Sherifi ishin prej vitesh mikesha të afërta. Në shumicën e postimeve të tyre në rrjetet sociale, ato shfaqen sëbashku, të pandara. Të pandara ishin dhe mbrëmë në fatin e tyre të keq.

Automjeti i tyre drejtohej nga Greta, e cila në mes të errësirës së një rruge ku dritat nuk funksionojnë, nuk arriti të dallonte një automjet që po vinte drejt saj kundravajtje. Automjeti drejtohej nga Dashnor Deliallisi me një shpejtësi 150 km/orë. Ai nuk arriti të shmangej dhe humbi jetën duke lënë dy fëmijë jetimë në Itali.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës, pranë Sukthit.