12 Tetor 2016, 15:25

Qeveria amerikane dhe Vatikani në dijeni të ekzistencës së alienëve. Ja emaili i shkëmbyer.

XING

Një valë e re emailesh të publikuar nga Wikileaks, zbulon një të vërtetë të errët që lidh qeverinë amerikane, Vatikanin dhe jetën aliene.

Bëhet fjalë për një email të shkëmbyer midis ish-këshilltarit të Presidentit Obama, John Podesta, dhe astronautit Edgar Mitchell, që ndërroi jetë në muajin shkurt (njeriu i 6-të që ka shkelur në Hënë).

“Meqënëse po intensifikohet Lufta në Hapësirë, mendoj se duhet të të vë në dijeni për një sërë faktorësh përpara se të zhvillojmë dhe bisedën në Skype”, i shkruan Mitchell ish-këshilltarit Podesta.

Sipas Mitchell, kjo jetë aliene është njëra nga format më inteligjente në hapësirë dhe që është e gatshne të ndajë energji të pikës zero me planetin Tokë, por që nuk do tolerojë asnjë formë agresioni ushtarak. Më tej ai pohon se edhe Vatikani është në dijeni të këtij propozimi.

Energjia në pikën zero është njëra nga dukuritë që studiohet nga fizika kuantike dhe ka të bëjë me energjinë që gjeneron kur molekulat janë shumë pranë temperaturës zero absolute. Nëse një gjë e tillë arrihet në masë, ajo mund t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë drejt planetit Mars brenda ditëve, dhe jo viteve.

John Podesta është i njohur dhe për publikun shqiptar pasi ai për shume vite ka shërbyer si lobues i interesave të qeverisë shqiptare në Washington.

* Marrë me shkurtime nga RT