11 Tetor 2016, 17:44

Nëse keni një celular të tillë, fikeni tani. Menjëherë!

XING

Kompania Samsung paralajmëroi blerësit e celularëve Galaxy Note 7 që t’i fikin ata pasi ka pasur raportime të tjera për shpërthimin e tyre. Samsung gjithashtu deklaroi se do të ndalojë shitjen e këtij modeli. Gjatë shtatorit, Samsung u detyrua të tërheqë nga tregu 2.5 milionë Galaxy Note 7, pas ankesave të përdoruesve se celularët shpërthenin dhe merrnin flakë. Më pas, u lajmërua se këto pajisje difektoze u zëvendësuan dhe se tashmë ishin të sigurta. Por ka raportime të reja se edhe pajisjet zëvendësuese, kanë po të njejtin problem.

Një burrë në Kentucky tregoi se u zgjua në mëngjes dhe e gjeti dhomën të mbushur me tym nga një Galaxy Note 7 (i ndërruar). Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi pasagjerët e një avioni u evakuuan sepse një celular i tillë filloi të nxirrte tym. Kompania ka nisur një hetim të mirëfilltë dhe deri në zbardhjen e çështjeve, këta celularë as nuk do të shiten dhe as nuk do të ndërrohen. 

Burimi: BBC