13 Prill 2017, 19:37

Kurseu 1.1 miliardë lekë, sekuestrohet pasuria e gazetarit të famshëm shqiptar

XING

Kurseu 1.1 miliardë lekë, sekuestrohet pasuria e gazetarit të

Në bazë të ligjit “anti-Mafia”, njësia Task Force e prokurorisë për Krimet e Rënda ka dorëzuar sot në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pasurive të deputetit të PS-së, Alfred Peza. GSH.al shkruan se kjo kërkesë e prokurorisë erdhi pas hetimit që nisi në fillim të vitit ndaj deputetit për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 20 janar nisjen e hetimit penal nën dyshimin e pastrimit të parave ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza, pas publikimit në media të një kontrate të vitit 2015 në të cilën bashkëshortja e Pezës kishte blerë aksione me vlerë 113 milionë lekë në Bankën Credins.

Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme deklaruan se dosja hetimore në ngarkim të deputetit Peza është regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe të “Fshehjes ose  deklarimi i rremë të pasurisë” , vepra këto që në rast se  vërtetohen edhe nga gjykata, deputeti socialit rrezikon një dënim me deri në dhjetë  vjet burg.

Kurseu 1.1 miliardë lekë, sekuestrohet pasuria e gazetarit të

SI NISI HISTORIA

Hetimet nisën pas publikimit në media të një kontrate të nënshkruar në mars të vitit 2015 mes Aleksandër Pilo dhe Mirela Ndini, në të cilën Pilo i shiti Ndinit 1 për qind të aksioneve të Banka Credins SH.A përkundrejt një shume prej 113 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro). Mirela Ndini është bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza, i cili më parë ka punuar si gazetar. Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i Kuvendit.

Gjatë muajve të hetimit, në prokurori është paraqitur dhe ish- bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli, si dhe kreu i ILDKP, Shkelqim Ganaj. Toli ka dhënë informacion për pasurinë e deputetit, marrëdhëniet e tyre financiare dhe konfliktin që kanë pasur për pensionin ushqimor të djalit, pas divorcit. Ajo gjithashtu është treguar e gatshme në bashkëpunojë më tej me organin e akuzës.

QENDRIMI I ALFRED PEZES

“Bashkëshortja ime ka qene dhe është subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurisë prej 15 vjetësh, qe nga viti 2002. Ndërsa unë, nga viti 2013 e ne vijim. Për rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe janë te kontrolluara nga ILDKP. Deri me sot, as ajo dhe as unë, nuk kemi menaxhuar asnjëherë, asnjë lek nga fondet dhe pasuritë publike.

Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqipëri. Derisa vendosem qe këto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare. Një transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e çdo qytetari te kësaj Republike. Te gjitha këto veprime, janë te deklaruara dhe depozituara pranë ILDKP brenda te gjitha afateve ligjore.

Te gjitha veprimet tona bankare, janë te pasqyruara ne ketë dokument te bankës, qe mban datën 20 janar 2015 plot dy muaj përpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve. Për këdo qe është i interesuar, mund ti drejtohet ILDKP dhe te mare gjithë informacionin qe dëshiron”, ka deklaruar Peza.GSH