10 Prill 2017, 22:07

Masakroi gazetarin Elvi Fundo, 10 milionë lekë për atë që e identifikon

XING

Masakroi gazetarin Elvi Fundo, 10 milionë lekë për atë

Vetëm pak javë më parë, gazetari shqiptar Elvi Fundo u rrah barbarisht nga një agresor i panjohur. Dyshimet e para në lidhje me ngjarjen ishin që gazetari u dhunua për shkak të detyrës, por edhe pse kanë kaluar javë, ngjarja nuk është zbardhur ende dhe agresori mbetet i paidentifikuar. Megjithatë, tashmë policia ka një foto të tij, të cilën e ka publikuar edhe vetë gazetari, ndërsa tregon se kushdo që identifikon personin në fjalë do të dëmshpërblehet me 10 milionë lekë.

Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion. Nga ana tjetër, vetë gazetari dhe portali Cityneës që ai menaxhon ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.

“Ky është agresori kryesor. Policia ka vënë 5 milionë për identifikim. 5 milionë të tjera nga Cityneës. Ju kërkoj miqësisht t’i shpërndajmë sa më shumë këto foto deri në identifikimin dhe arrestimin e agresorëve”, ka shkruar Fundo në Facebook.

Masakroi gazetarin Elvi Fundo, 10 milionë lekë për atëMasakroi gazetarin Elvi Fundo, 10 milionë lekë për atëMasakroi gazetarin Elvi Fundo, 10 milionë lekë për atë