14 Shtator 2016, 16:10

Prokurori i përgjithshëm i New York-ut nis hetimin ndaj Fondacionit të Trumpit

XING

Prokurori i përgjithshëm i New York-ut nis hetimin ndaj Fondacionit

Prokurori i përgjithshëm i shtetit të Nju Jorkut njoftoi sot se ka hapur një hetim mbi fondacionin e Donald Trump, duke folur për dyshme për parregullsi në këtë organizatë bamirëse të kandidatit republikan për presidencën amerikane.

 

“Jemi të shqetësuar nga fakti se Fondacioni Trump ka kryer parregullsi”, deklaroi Eric Schneiderman për CNN, duke thënë se po vepron në cilësi të rregullatorit të organizmave me qëllime jofitimprurëse të shtetit të Nju Jorkut.

 

Fondacioni Trump duhet të përballet me një seri akuzash shqetësuese, ku edhe ajo e “Washington Post” sipas të cilës kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë nuk ka bërë donacione në fondacionin e tij që prej vitit 2008