6 Prill 2017, 23:49

BATUTAT e Ramës me Ylli Rakipin do t’ju shkrijnë së qeshuri

XING

BATUTAT e Ramës me Ylli Rakipin do t’ju shkrijnë së qeshuri

I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ kryeministri Edi Rama ka folur për aktualitetin politik, protestën e opozitës, situatën parazgjedhore si dhe të ardhmen e koalicionit më LSI. I pyetur për faktin se në qarkun e Lezhës, Partia Socialiste nuk ka më asnjë deputet për shkak edhe të rekordeve kriminale, Rama i është përgjigjur me ironi duke kërkuar një kokërr qepë që të qante për këtë fakt.

INTERVISTA:

Rakipi: Ti duhet të qash për Lezhën sepse nuk ke asnjë deputet në atë qark.

Rama: Më sill një kokërr qepë të qaj tani..

Rakipi: Por kjo është e vërtetë…

Rama: Ka një rrezik shumë të madh. Rreziku që të bëhemi qesharakë në sytë e botës.

Rakipi: Ti në Lezhë ke 28 mijë vota dhe nuk ke asnjë deputet…

Rama: Unë po përgjigjem për çdo gjë. Nuk po bëjmë garë tani, më lër të flas.

Rakipi: Në Lezhë ti more 28 mijë vota dhe nuk ke deputet. Ty ta mori deputetin e fundit LSI se i kishe me rekorde kriminale ata të tutë.

Rama: Kjo është një farsë. PS votoi bashkë me LSI heqjen e mandatave në kuadër të ligjit të dekriminalizmit.

Rakipi: Ke marrë gra se ato nuk janë të inkriminuara…

Rama: Më vjen keq. Ku e ke faktin që ne caktuam një kandidat.

Rakipi: Ty të mbeti Lezha në dorë.

Rama: Unë si kryetar dhe kryeministër nuk kam vendosur lista me rekorde kriminale. (BalkanWeb)