10 Shtator 2016, 17:43

Dhunohet biznesmeni libanez

XING

Dhunohet biznesmeni libanez

Një biznesmen libanez me pasaportë amerikane është dhunuar rëndë nga persona të paidentifikuar ende, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Ai është dërguar menjëherë në një spital privat në vend për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme.

Bëhet me dije se gjatë qëndrimit të tij në spital, biznesmeni është vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, nga deputeti dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu dhe të tjerë zyrtarë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje dhe autorët përgjegjës të këtij sulmi. Sipas “Syri.net” bëhet fjalë për biznesmenin Fadi Mitri, i cili do të ndërtojë një resort turistik te Gjiri i Lalzit.