30 Mars 2017, 16:29

Pasi u pushua nga puna, Alfred Kaçinari nderohet me titull prestigjoz

XING

Pasi u pushua nga puna, Alfred Kaçinari nderohet me titull prestigjoz

Alfred Kaçinari vetëm pak kohë më parë bashkë me dy kompozitorë të tjerë u pushuan nga puna e tyre në TVSH. Ky pushim nga puna asokohe bëri mjaft bujë në media dhe u konsiderua nga komentuesit si i padrejtë për shkak të eksperiencës që kompozitorët kishin.

Por, pas kësaj ngjarjeje, Kaçinari ka marrë një lajm shumë të mirë.

Ai ka marrë një titull nga vetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, “Mjeshtër i Madh” për veprimtarinë e tij të vyer dhe kontributin e madh që ka dhënë si kompozitor ndër këto vite.

Kompozitori ka publikuar foton e çertifikatës dhe dekoratës në Facebook pa harruar të falenderoj kreun e shtetit për këtë dekoratë.

Pasi u pushua nga puna, Alfred Kaçinari nderohet me titull prestigjoz