29 Mars 2017, 22:54

Cilat janë problemet e Damianos jashtë BB, që e detyruan të linte lojën?

XING

Cilat janë problemet e Damianos jashtë BB, që e detyruan të

Lajmi i largimit të Damianos dhe Donjetës nga shtëpia e “Big Brother” i ka befasuar të gjithë, përfshirë edhe vetë banorët.

E në fakt, askush nuk e priste që ai të pranonte largimin pa bërë përpjekje të mëdha për t’i ndryshuar mendim Donjetës.

Këtë temë e kanë diskutuar edhe banorët, të cilët kanë rrëfyer se Damiano duhet të ketë probleme jashtë shtëpisë, përderisa ka marrë këtë vendim.

Gerta thotë se ka mbetur e befasuar nga Damiano që ka pranuar të dalë dhe nuk ka diskutuar gjatë me Donjetën. “Nëse Denisi do të më kishte kërkuar të Dilnim do të kisha qëndruar 10 orë aty”, thotë Gerta.

Fotinia ka thënë se nëse nuk ka probleme jashtë ka bërë shumë gabim që është larguar. Ndërsa Lupçe shprehet, “Na erdhi si bombë”.

Nga ana tjetër, Danjeli uron që Damiano mos të ketë ndonjë problem familjar, ndërsa Kei ka thënë thjesht që i vjen keq.

Por cilat janë këto probleme për të cilat flasin banorët? Me gjasa Damiano nuk i ka ndarë me ta, por që më herët ka rrëfyer se nuk ka pasur një jetë të lehtë. Megjithatë, ndoshta, Damiano thjesht është mërzitur nga loja, apo izolimi brenda shtëpisë.