9 Shtator 2016, 19:52

Sakrificat e jetës

XING

Pershendetje stafi i Xing.al

Unë qe po te shkruaj jam Tiku dhe dua te rrefej sakrificen time me te madhe qe kam bere ne kete jete...


Para disa vitesh njoha nje vajze qe me ndryshoi jeten. Nuk e ke iden se cfare femre qe ishte. E pash tek pedonalja teksa bente vrap. Doja ti shkoja nga pas por kishte nje Pitbull dhe nuk ma mbante. Ja mesova orarin dhe rrija dite per dite duke e pare nga larg. Nje dite ajo nuk e kishte mar Pitbullin me vete dhe e ndalova. I thashe:


- Pershendetje! A mund te them dicka?

- Sigurisht

- Un te kam shume fiksim. Me pelqen aq shume saqe te kam bere foto me telefon, e kam lare ne nje studio dhe e kam vendosur tek koka e krevatit. Cdo dite kur zgjohem te them mirmengjes dhe cdo nate kur shtrihem te them naten e mire. Biles dhe kur nderrohem tek dhoma ti mbyll syte se me vjen zor. Ka raste kur fik driten, flej me fotografin tende sepse mendoj qe ti ke frike nga erresira.

- Uaaaa, me verte?

- Po te betohem.
Pasi i thashe keto fjale ajo buzeqeshi dhe tha:

- Ndihmeee ndihmeee, dikush te me ndihmoj nga ky manjak dhe erdhi policia dhe me plasen brenda.

 

Jo se bej shaka ajo u mallengjye nga fjalet e mia dhe i mora nr e telefonit dhe e lam per kafe. Dolem per kafe, e putha dhe u lidhem. Me merziti pak sepse e lam per kafe dhe ajo mori pije freskuse pooor mu be zemra mal kur ajo pagoi faturen dhe kusurin ma la mua Isha mashkulli me i lumtur ne bote. Isha aq i lumtur saqe dhe kur shkoja ne varrime qeshja me vete. Ajo ishte nxenese shembullore ne shkolle ndersa mua me kishin perjashtuar. Ajo ishte borgjeze ndersa un rrija tek lloto e lagjes me cunat, ajo ishte e bukur ndersa un kisha zemren e bukur (keshtu ngushellohemi ne te shumtuarit).

Ishim nje cift unik. E doja me shume se Shevcenkon dhe Milanin. E doja me shume se skedinen fituese ne minutat shtese. E doja me shume se sinfonia e 5 e Bethovenit. Ajo ishte si benc 6.3 ndersa un si Volvo. Ajo ishte si buqetat me lule qe mer Luana ndersa un si kaktus por perseri ne duheshim shume me njeri tjetrin saqe dhe dashuria na thoshte 'Boll se me lodhet' dhe asaj nuk i interesonte qe un isha si pastiçe e djegur.

Nje dite te bukur e mora ne telefon dhe e lashe. Un nuk e meritoja ate. Ajo meritonte dike tjeter qe ta bente te lumtur ndersa un nuk i ofroja asgje pervec ofertes javore dhe buke me qofte por aman i jepja dhe salc kosi. Ajo tashme eshte martuar me dike tjeter. Jam i lumtur per te. Un jam lidhur me nje vajze tjeter per momentin por do e lej dhe ket. Ket do e lej sepse debilja me mbaron paketen sa ulemi ne kafe, biles dhe cigaren e fundit me thot ta pime pergjysem!