29 Mars 2017, 12:21

Kush është mashkulli që ka rrëmbyer zemrën e Olta Gixharit

XING

Olta Gixhari është padiskutim një nga femrat më joshëse të showbiz-it shqiptar. Aktorja është vazhdimisht në qendër të vëmendjes, ndërsa komentohet shpesh për format e saj seksi dhe guximin për t’i ekspozuar ato.

Megjithatë, edhe pse është tejet e lakmuar nga meshkujt, Gixhari ka treguar se është single dhe jeton e vetme. Por kjo nuk e ka penguar aktoren të shpreh hapur simpatinë për një djalë, sipas saj, shumë special.

Ai është këngëtari Valon Shehu, me të cilin kohëve të fundit këngëtarja është thuajse e pandashme. Nuk mund të themi me siguri nëse bëhet fjalë për flirt apo një shoqëri të fortë mes tyre. Sidoqoftë, nga postimet e Valonit kuptohet qartë që simpatia mes tyre është reciproke.