28 Mars 2017, 22:33

NOIZY KAPET MAT, i marrosur pas bashkëshortes së...

XING

Me gjasa të gjithë keni menduar se si është e mundur që një djalë i famshëm, i suksesshëm dhe i pasur si Noizy të jetë ende single... Në fakt, flirtet në jetën e reperit nuk kanë munguar, megjithatë vetë ai nuk ka treguar simpati për asnjë femër me vetëdije. Përveç rastit të fundit ku Noizy del zbuluar.

Reperi duket se është i marrosur pas bashkëshortes së milionerit të famshëm amerikan, njëkohësisht dhe President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Të paktën kështu është kuptuar nga udhëtimi i fundit i Noizyt në Venezia, përgjatë të cilit mbante të veshur një bluzë ku ishte stampuar fytyra e Melanie Trump.

Kjo është hera e parë që reperi 30-vjeçar shpreh në një farë mënyre simpatinë për një femër specifike, që duhet thënë, është disa vjet më e madhe në moshë se ai.