9 Shtator 2016, 18:02

Në pranga 35-vjeçari, qëllon me armë në drejtim të vëllezërve

XING

Në pranga 35-vjeçari, qëllon me armë në drejtim

Një tentativë vrasje është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në kryeqytet. Një person i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të tre vëllezërve K. B, SH. B, E. B, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga sulmi me armë.

Burime të policisë bëjnë me dije se shkak është bërë një konflikt mes tyre. Është vënë në pranga Leonard Kaçaniku 35 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur arma “Beretë”, me të cilën dyshohet se qëlloi dy herë.