28 Mars 2017, 10:54

Martesë mes fëmijëve jo shumë larg Tiranës, policia nis hetimet

XING

Martesë mes fëmijëve jo shumë larg Tiranës, policia nis

Më pak se 1 orë e gjysmë larg Tiranës, ndodhet Polis Shehu i Librazhdit, një fshat me 300 banorë, i cili kohët e fundit po has me një problem, braktisjen e shkollës nga vajzat e mitura për t’u martuar.

Dy vajza të klasës së gjashtë dhe një e klasës së nëntë janë celebruar ndërkohë që dy prej tyre janë motra. Por, disa e pranojnë këtë fenomen, siç janë prindërit e fëmijëve, por të tjerë janë kundër si disa prej mësueseve të shkollës.

Njëra prej tyre deklaron se u shokua kur e pa vajzën me unazë në gisht.

Policia ka nisur hetimet dhe përgjegjësia bie si tek prindërit e vajzave por edhe tek ata të dhëndurëve. Vlen për t’u theksuar fakti që ky fshat është në varfëri dhe izolim të plotë.