27 Mars 2017, 22:17

Zbulohet gjinia e foshnjës që pret Adelina Ismaili

XING

Zbulohet gjinia e foshnjës që pret Adelina Ismaili

Mungojnë vetëm pak ditë nga ardhja në jetë e bebes së saj dhe Adelina Ismaili është tejet e lumtur. Këngëtarja, e quajtur si diva e muzikës shqiptare ka folur edhe më parë për emocionet e shtatzënisë dhe gëzimin që ka sjellë kjo bebe në familjen e saj. 

Megjithatë, sot për herë të parë ajo ka treguar gjininë e fëmijës. Në një intervistë për "NIN" Adelina është shprehur se ishte e papritur për të  

"Do të bëhem me djalë. Mendoja se ishte vajzë, pasi unë nuk kam vëlla dhe në farefisin tim jemi më shumë femra", ka rrëfyer mes emocionesh këngëtarja.